Re: DIGITALB HD
Μπορει καποιος να μας μεταφρασει αυτο?
NJOFTIM I RËNDESISHËM
PËR ABONENTËT E PAJISUR ME DEKODERAT E VJETËR HD TË DIGITALB
Për të rifreskuar programin e Dekoderit tuaj HD me opsionet dhe lehtesitë më të fundit të DigitAlb, ju duhet të shkarkoni softuerin e ri dhe të ndiqni saktesisht proçedurën e mëposhtme deri në përfundimin e plotë të saj.
Pasi të keni shkarkuar në kompjuterin tuaj softuerin e ri këtu: "GlobalTeqHD.bin" kopjojeni atë në një USB normale.
Më pas USB-në futeni në portën USB të aparatit tuaj HD.
Sapo të keni vendosur USB-në në aparat do tju dali një tabelë, nga e cila duhet zgjidhni "GlobalTeqHD.bin", shtypni OK dhe prisni deri në Rindezje.
Më pas shtypni MENU ne telekomandën tuaj -> Regullimet e Sistemit -> Parametrat e Fabrikës -> (fusni Kodin 0000) -> Të gjitha Gjëndje Fillestare -> Shtypni YES dhe prisni Rindezjen
Më pas duhet të rregulloni Gjuhën e përdorur nga dekoderi:
shkoni tek -> Rregullimi i gjuhës -> Shqip/Anglisht
Shkoni tek:
-> Menu -> Regullimet e Sistemit -> Parametrat e Fabrikës -> (Kodi=0000) -> Kanalet sipas gjëndjes Fillestare -> shtypni YES dhe prisni Rindezjen.
Pas kesaj aparati është gati me listen e kanaleve dhe i konfiguruar për antenat parabolike me kokat LNB dyshe. Kanalet e DigitAlb kanë një renditje logjike. Për të konfirmuar atë, kaloni kanalet një e nga një me ndalesa 5 deri në 6 sekonda secilën.